DYLON

NISMA ne Gjilan, niset pa (pro)motorin e saj

Avatar photo Redaksia

SHkruan: Shefik Surdulli

(2LONLINE) – Spektri politik i Republikës së Kosovës, po “stoliset” çdo ditë e më shumë me themelime të partive të reja. Ne si shtet mund të “mburremi” dhe të “krenohemi” që ndoshta jemi të parët në botë sa i përket numrit të madhë të partive, krahas numrit të vogël të qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

EkoHigjiena

Partia e fundit që u vendosë në bredhin politikë, është NISMA e udhëhequr nga Fatmir Limaj. Aktiviteti dhe zanafilla e tyre filloi të shtrihet nëpër qytetet e Kosovës. Në këtë vazhdë, i erdhi rendi edhe qytetit më specifik-politik Gjilanit. Disa aktivistë të pakënaqur të PDK-së, posa u themelua kjo nismë, pa u hamendur kaluan në krah të Fatmir Limës. Ndërmjet anëtarëve dhe udhëheqësve të rinj të Nismës, ka dallime të ndryshme konceptuale, karrieriste, e shpirtë-dashës kundrejt liderit të saj. Disa kaluan që me të vërtetë janë të lidhur shpirtërisht me Fatmir Limajn, ndërsa disa vetëm për shkak që të jenë të parët-bajraktarë.

Rasti më specifik është ai i Raif Ajetit, ish aktivist i PDK-së, tanimë anëtar i Nismës, i cili bashkë me të atin, kanë dhënë kontribut prej themelimit në PDK. Raif Ajeti, gjithmonë ka qenë me shpirt e me trup krahas Fatmir Limajt, edhe gjatë gjithë kohës kur ai ka qenë në PDK, gjithashtu edhe gjatë gjithë seancave gjyqësore që u ngritën kundër “Çelikut”. Raifi ka qenë njeriu i parë që kaloi në Nismë, dhe ne si PDK nuk reaguam fare për këtë, duke qenë koshient se sa ai pëlqen liderin e Nismës. Por, në vazhdimësi të procesit, gjatë zyrtarizimit të Nismës në Gjilan, ai nuk ftohet nga lideri i saj, ndërsa ftohen biznismenë për të udhëhequr këtë parti në këtë qytet. Kjo është anomali, dhe po vërehet qartë që Nisma po bënë gabime ende pa u nisë mire.

Sidoqoftë, suksese per të gjithë, po edhe per Nismën, pse jo!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.