/2L ONLINE/ – Nisma e tri subjekteve politike opozitare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, është forma më e moderuar dhe më demokratike që një opozitë ia tërheq vërejtjen një qeverie për gabimet që po i bënë.
Kështu shprehet anëtari i kryesisë së NISMA, Bajram Hasani, sipas të cilit në ketë mënyrë opozita e bashkuar po i tregon partnerëve që po qeverisin vendin se këto marrëveshje janë të dëmshme për Republikën e Kosovës.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila dëmton funksionalitetin e shtetit dhe me nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi, që ia tkurr territorin vendit, kjo qeveri ka treguar se nuk din ta mbroj interesin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thotë Hasani.
Ai ka shtuar se përkrahja e madhe që po i jepet këtij peticioni nga qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës, po ashtu, tregon se marrëveshjet e qeverisë janë edhe kundër vullnetit të qytetarëve të vendit.
“Prandaj, mesazhin që qytetarët po e japin përmes këtij peticioni duhet ta marr seriozisht Qeveria e Kosovës, duke hequr firmën e saj prej këtyre marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Andaj, qytetarë ju që ende nuk e keni nënshkruar mos ngurroni, bëjeni sepse në këtë mënyrë i themi të gjithë njëzëri stop të këqijave që po i kanosen vendit”, thotë Bajrma Hasnai ,q ënjëherësh drejtorn edhe degën e NISMA-s, Në Gjilan. /2L ONLINE/