Nisma për Kosoëvn, që drejtohet nga Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me vendimin që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë e jo në Boletin.
Ja reagimi i plotë i Nisma-s:
“Kudo në hapësirën shqiptare që do të varroseshin eshtrat e Isa Boletinit do t’i bënte nderë kujtimit të këtij kolosi të luftërave për liri e pavarësi.
Por, sot fatkeqësisht nuk po shtrohet çështja se në cilin vend dëshirojmë t’i varrosim eshtrat e tij, por çështja është ku nuk na lejohet t’i varrosim.
Duke pasur parasysh faktin se kjo çështje është negociuar me listën serbe dhe rrjedhimisht edhe më Serbinë, atëherë është e qartë se Vlora nuk është zgjedhur si vendi për te nderuar Kolosin e Kryengritjeve Shqiptare për liri e pavarësi.
Prandaj duke i ikur rivarrimit atje ku janë bërë të gjitha përgatitjet, ketë “tërheqje taktike” e shohim si vrasje të dytë të Heroit tonë, por tani edhe me bekimin e dy qeverive shqiptare të cilat ketë disfatë po përpiqen që të shesin si një vendim patriotik.
Duke pasur parasysh ketë fakt Nisma për Kosovën kërkon që eshtrat e Isa Boletin te rivarrosen në Boletin te Mitrovicës, aty ku është përgatit kulla dhe varri i tij, përfundon komunikata e Nisma-s.