DYLON

NISMA kërkon rishqyrtimin e marrëveshjes!?

Avatar photo Redaksia

Burime të Televizionit Rrokum, brenda partive te koalicionit, thonë se në mbledhjen e fundit ndërmjet liderëve të LAN-it, Fatmir Limaj ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes mes tyre. Sipas këtij burimi, Limaj e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka rrugë ligjore që ia mundëson Bllokut jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Limaj, po ashtu sipas burimit të Rrokumit, u ka thanë liderëve të partive të Bllokut se nuk munden deri në pafundësi me blloku vendin, dhe se është momenti i duhur për të rinegociuar marrëveshjen e lidhur.

EkoHigjiena

“Kam qenë prezent në takimin e fundit të liderëve të koalicionit. Në këtë takim Limaj ka kërkuar nga Mustafa dhe Haradinaj me diskutu për ridizajnimin e marrëveshjes. Po ashtu, ai u ka thanë se rruga ligjore nuk po u jep të drejtën që të jetësohen pozitat e ndara në ditën kur u nënshkrua marrëveshja”, ka thanë burimi në kushte anonimiteti.

Sipas këtij burimi, Limaj në këtë takim, në emër të Nismës për Kosovën, ka propozuar që posti i kryeparlamentarit t’i jepet PDK-së që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Zëra të tillë më herët kanë ardhur nga radhët e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar që posti i kryeministrit t’i jepet Ramush Haradinajt, ashtu siç thotë marrëveshja e firmosur më 10 qershor. /Rrokum/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.