DYLON

Nisma: Kandidatët tanë janë më të mirët, janë ata që i duhen Gjilanit

Nisma: Kandidatët tanë janë më të mirët, janë ata që i duhen Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Dega e Nisma për Kosovën në Gjilan të mërkurën ka prezantuar kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Gjithashtu në një mbledhje të mbajtur me këta kandidatë e ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi janë prezantuar veç e veç të gjithë kandidatët.

Në listën e Nisma, dega në Gjilan janë grumbulluar intelektualë të njohur, afarist të suksesshëm e deri të më të rinjtë, studentët.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje dega e Nismës në Gjilan ka krijuar edhe Shtabin Zgjedhor në të cilin marrin pjesë 41 anëtarë. Kryetar i këtij shtabi është zgjedhur Shaqir Ukshini.

Kandidati i Nismës për kryetar të Gjilanit, Bajram Hasani i ka njoftuar të pranishmit se kjo degë është duke punuar intensivisht për zgjedhjet lokale. Hasani duke iu uruar sukses kandidatëve i ka porositur të gjithë që të mobilizohen dhe të kërkojnë votën për Nismën.

“Në listën tonë siç e patë janë grumbulluar njerëz me kompetencë profesionale e integritet. Pjesë e kësaj liste janë intelektual, afarist e studentë, njerëz të dëshmuar. Duke i parë listat e partive të tjera mund të përfundojmë se kandidatët tanë janë më të mirët, janë njerëzit që i duhen Gjilanit”, ka thënë Hasani.

Ai i ka porositur kandidatët që të kërkojnë votën për veten dhe për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit ballëhapur sepse Nisma gjatë gjithë kësaj kohe është dëshmuar një parti e vlerave dhe e fjalës.

Kandidatët i ka përshëndetur edhe Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës, Jakup Krasniqi. Ai ka bashkëbiseduar me ta dhe është ndarë shumë i kënaqur me përbërjen e kësaj liste.

“Kjo është një listë dinjitoze dhe shpresëdhënëse e përbërë nga intelektual, afaristë dhe njerëz të të gjitha gjeneratave”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjatë bashkëbisedimit i ka inkurajuar që të punojnë sa më shumë dhe ka ndarë me ta shembuj nga e kaluara dhe përvoja e tij.

Edhe anëtarja e Kryesisë së Nismës që vjen nga kjo degë, Valdete Bajrami i ka përshëndetur kandidatët dhe u ka uruar suksese në garën së cilës i janë futur.

Në këtë mbledhje janë ndarë detyrat dhe përgjegjësit e secilit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.