/2L ONLINE/ – Drejtues të Nisma-s në Gjilan kanë bërë të ditur se po vazhdojnë kalimet e strukturave të PDK-së në Nisma për Kosovën. Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në fshatin Selishtë të Gjilanit, kanë kaluar në Nisma për Kosovën.
Përfaqësuesi i PDK-së në fshatin Selishtë, Ruzhdi Limani është deklaruar se janë shuar shpresat në këtë parti. Ai ka thënë se nuk mund t’i lejoj vetes që të shkoj pas njerëzve të cilët punojnë në dëm të vendit dhe për interesa personale.
“Andaj ne si strukturë e fshatit Selishte nga sot shuajmë strukturat e PDK-së. Ne kemi alternativë, e kemi shtëpinë tonë e ajo është Nisma për Kosovën”, ka thënë Limani.
Ndërsa, kryetari i degës në Gjilan, Bajram Hasani u ka dëshiruar mirëseardhje atij. “ Mirë se vini në Nismë, në subjektin e shpresës, mundësisë, alternativës dhe vizioni të së ardhmes. Ju garantoj se Nisma është vizioni dhe mundësia e ndërtimit të shtetit të Kosovë”, ka thënë Hasani.
Hasani ka thënë se Nisma në Gjilan dhe në tërë Kosovën çdo ditë përforcohet me shtimin e radhëve të veta. Qytetaret e Kosovës po përqafojnë alternative më të re të vendit. /2L ONLINE/