DYLON

“Nisma” hyri në Kuvend të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – “Nisma për Kosovën” subjekt ky i themeluar nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, e që është duke u konsoliduar edhe në Gjilan, tani e tutje, do t’i dëgjohet zëri edhe në Asamblenë Komunal të kësaj komune.

Kjo, për faktin se Bajram Hasani, që ditë më parë braktisi PDK-në për të kaluar në “Nisma”, është edhe këshilltar komunal dhe se në seancën e sotme të KK-së së Gjilanit ai njoftoi kolegët e tij në Kuvend se tash e tutje do të jetë këshilltar i subjektit të ri “Nisma”, pasi që është larguar nga PDK-ja, ku ishte deri tani.

EkoHigjiena

Për më tepër, nga sekretaria e Kuvendit u tha se atij për në seancën e radhës do ti ndërrohet edhe ulësja, pasi nuk do të jetë më ulur përkrahë kolegëve këshilltarë nga PDK-ja.

Me këtë kalim nga PDK në “Nisma”, PDK-ja nga tetë këshilltarë tani ka shtatë, ndërsa Kuvendin Komunal prej 35 anëtarëve e përbëjnë edhe 12 këshilltarë të LDK-së, 4 të AAK-së, 4 të Vetëvendosjes, nga një këshilltar e kanë, Partia Republikane(PR), Partia e Drejtësisë(PD), Partia Social Demokrate(PSD), Partia Demokratike Turke e Kosovës(KDTP), Lëvizja Vatra, Për Anamoravën Evropiane (ZEP), si dhe një është i pavarur /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.