/2L ONLINE/ – Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, edhe sot kanë vazhduar me takimet e rregullta me strukturat udhëheqëse të degëve të NISMA-s për Kosovën, duke zbarkuar në Gjilan.
Krasniqi dhe Limaj së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë, dhe deputetë të partisë, kanë takuar strukturat udhëheqëse të degës së NISMA-s për Kosovën në qytetin e Gjilanit, ku janë pritur nga kryetari i kësaj dege, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s për Kosovën.
Krasniqi tha se NISMA për Kosovën kërkon nga secili qytetar i Kosovës të cilët nuk pranojnë të i nënshtrohen vullnetshëm asnjë sundimi despotik të qeveritarëve apo liderëve politik, ti bashkohen NISMA-s për Kosovën.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë këtij takimi, të mbajtur në Gjilan, ka falënderuar të gjithë që po kontribuojnë në fuqizimin e strukturave të NISMA-s në Gjilan.
Limaj, ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet të shtunën, më 18 Prill në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Limaj në lidhje me protestën, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, për t’iu bashkuar protestës paqësore, që do të mbahet në Prishtinë. Limaj ka ftuar që kësaj proteste të i bashkohen të gjithë, pa dallime politike, çdo kush që e ndien vetën të tradhtuar nga qeverisja aktuale, e thëm këtë sepse ne e dimë shumë mirë që zë i kësaj proteste do të jenë madje edhe shumë njerëz, që në zgjedhjet e fundit votuan për dy partitë në pushtet.
“Andaj, ftoj të rinjë e të vjetër, të gjithë ju që e keni kuptuar se partitë në pushtet vision kanë mashtrimin, të i bashkohemi së bashku protestës madhore të 18 Prillit, sepse është një rast shumë i mirë, që rrugëtimit të gabuar të kësaj qeverie, të i themi mjaft më, duke protestuar në mënyrë paqësore, kundër kapjes së shtetit”, ka thënë Limaj.
Kryetari i degës së NISMA-s për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani, ka shpalosur planin e veprimit për të ardhmen e kësaj dege, plan ky i cili do të kontribuoj në forcimin e strukturave të NISMA-s në Gjilan. Hasani tha se NISMA në Gjilan është duke bërë maksimumin e saj, për tu angazhuar në mbrojtjen e interesit qytetarë, dhe në luftimin e keqqeverisjes lokale në Gjilan. /2L ONLINE/