DYLON

Nisma e shqetësuar me dhunën dhe terrorin në vendbanimet shqiptare të Kumanovë

Avatar photo Redaksia

Nisma për Kosovën ka reaguar lidhur me situatën në Kumanovë. “Jemi duke ndjekur me shqetësim të madh dhunën dhe terrorin në vendbanimet shqiptare të Kumanovës. Vrasja e civilëve është tragjike dhe bartë me vete rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.

NISMA për Kosovën dënon dhunën ndaj civilëve shqiptar, u shprehë ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe formave tjera të presionit.

EkoHigjiena

Problemet e shumta me të cilat ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni nuk mund të zgjidhen me tanke, autoblinda dhe forca ushtarako-policore.

Dhuna nuk është zgjidhje dhe ajo u intereson para se gjithash atyre që e kanë sjellë situatën deri në këtë shkallë përkeqësim”, thueht në reagimin e NISMA-si.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.