Nisma e merr edhe Vatrën, rritet edhe për një këshilltar në KK të Gjilanit

Nisma e merr edhe Vatrën, rritet edhe për një këshilltar në KK të Gjilanit

Duket se viti 2018 do të jetë një viti i mbarë për subjektin politik Nisma për Kosovën, Dega në Gjilan,  e cila është rritur duke pranuar në gjirin e saj kuadro të ndryshme, dhe e veçanta është se pjesë e saj po bëhen edhe ata që kanë fituar mandat në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Pasi ditë më parë, Nisma ia mori AAK-së një anëtar, duke bërë që tani në Kuvendin Komunal të Gjilanit  t’i ketë tre anëtarë (Anila Tusha – Kastrati, Enver Hajrullahu dhe Mimoza Kadriu – Qerimi),  e ajo sot ka bërë publike se  Lëvizja Qytetare Vatra, po shkrihet në të, duke bërë që krahas rritës në degë, të ketë rritje edhe në Kuvendin Komunal, pasi tani anëtari i vetëm i Vatrës, që në zgjedhjet e  fundit lokale, fitoi ulëse, Mefail Junuzi,  do të jetë në Nisma.

Kështu , në një konferencë për media , kreu i Nisma-s në Gjilan, Bajram Hasani, që njëherësh është edhe ministër  i Ministrisë  së Tregtisë dhe Industrisë,  ka thënë se  sot është një ditë e rëndësishme për Nisma sepse nga sot Vatra e ka gjetur vetën, aktivitetin e saja politik do ta ushtrojë nën ombrellën e Nisma-s

Hasani ka thënë se si subjekt kemi dhënë  edhe më parë sinjale të forta për qytetaret, këndej dhe andej Luginës, por se nga sot do te ketë përgjegjësi shtesë ndaj  kësaj çështje.

Ai tha se tani në Kuvendin komunal të Gjilanit  Nisma do t’i kemi katër këshilltarë komunal dhe se ajo ka grupin e saj të këshilltarëve.

Hasani tha tutje se zhvillimet e fundit, aderimet e fundit të intelektualëve  në NISMA, janë tregues që po rritemi vazhdimisht dhe kjo rritje do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Ai tha se Nisma po e tregon tamam përfaqësimin e  qytetareve , social demokracinë.

“Të tjerët po shembën për çdo ditë, e Nisma po fuqizohet duke ecur me hapa të sigurt drejt të qenit një subjekt i fortë” ka thënë Hasani.

Hasani tha se edhe në Qeveri, përfaqësuesit e Nisma-s, po e tregojnë vetëm me rezultate dhe performancë të mirë.

Ndërsa, Kushtrim Kadriu, kryetar i derisotshëm i Lëvizjes Qytetare Vatra, e tani pjesë e Nisma për Kosovën, thotë se  nga sot janë një trup e përbashkët e cila do të punojë në ngritjen dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Kosovës Lindore, fuqizimin e kauzës së shqiptarëve të Luginës dhe edhe të atyre që jetojnë në Republikën e Kosovës, zgjidhjen e problemeve që i kanë.

Kadriu tha se e kanë përqafuar dhe e kanë gjetur vetën në programin e NISMA për Kosovën. Ai tha se Nisma ka treguar se punon për të qenë afër qytetarëve të Kosovës Lindore  dhe se kjo është një nga arsyet që jemi ofruar. Besojmë në konceptim politik të NISMA, në liderin Fatmir Limaj dhe në ministrin Hasani, që kauzat që i kemi të i qojmë përpara.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit akoma nuk e ka zgjedhur kryesuesin,  pasi deri më tani është mbajtur vetëm seanca themeluese, ku anëtar ët e kuvendit dhe kreu i komunës kishin dhënë betimin, ndërkohë që burimet e Portalit 2LONLINE, bëjnë të ditur se do të ketë lëvizje edhe të tjera të kuvendarëve, që do të lënë subjektet e tyre për t’u bërë pjesë e subjekteve tjera.

KOMENTE