DYLON

NISMA e AAK mbështesin protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së

Avatar photo Redaksia

NISMA për Kosovën mbështet protestën e nesërme të thirrur nga veteranët e UÇK-së. NISMA konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pa shembulltë. Andaj NISMA e mbështet protestën e nesërme e cila është thirrur nga veteranët e UÇK–së.

NISMA për Kosovën konsideron se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit.

EkoHigjiena

NISMA për Kosovën mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të NISMA-s për Kosovën, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetë protestën e nesërme të shoqatave të dalura nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Aleanca solidarizohet me kërkesat dhe qëndrimin këtyre shoqatave. AAK fton qytetarët e vendit të marrin pjesë dhe ta mbështesin këtë protestë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.