DYLON

NISMA: DioGuardi meriton mirënjohje, jo fyerje

Avatar photo Redaksia

NISMA për Kosovën, deklaratat e zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, në drejtim të ish kongresistit shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi, i konsideron të pa pranueshme.

Në një reagim thuhet se “NISMA për Kosovën vlerëson maksimalisht kontributin e ish kongresistit shqiptaro-amerikan, DioGuardi, i cili ka dhënë shumë për çështjen e shqiptarëve në Ballkan, njeriu që ka përcjellur në veçanti zërin e shqiptarëve të Kosovës në institucionet shtetërore amerikane”.

EkoHigjiena

“NISMA për Kosovën, kërkon nga institucionet e Kosovës të distancohen nga deklarata e zv.ministrit Selimi, e në veçanti kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme t’i kërkoj falje publike, sepse një deklaratë e tillë në drejtim të shqiptaro-amerikanit, DioGuardi, i vlerësuar e dekoruar vite më parë nga shteti i Kosovës me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, është fyerje edhe për popullin amerikanë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, përfundohet në reagimin e NISMA-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.