DYLON

Nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës bujqësore në Zhegër

Nisin punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës bujqësore në Zhegër
Redaksia

Kanë filluar punimet për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës bujqësore në Zhegër të Gjilanit, me qëllim të përmirësimit të qasjes së fermerëve në tokat e tyre bujqësore dhe lehtësimit të punëve në këtë zonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qahil Halili, kryetar i Këshillit të Fshatit Zhegër, sipas të cilit ky investim po realizohet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit, ndërsa punëkryese është kompania Zuka-Kompani.

EkoHigjiena

Punimet përfshijnë rregullimin dhe zgjerimin e trasesë së rrugës në zonën bujqësore, si dhe hapjen e kanalit për trajtimin dhe largimin e ujërave atmosferike. Zgjerimi i rrugës po bëhet në përputhje me pikat kadastrale, me synimin që fermerëve t’u mundësohet qasje më e lehtë në pronat dhe tokat e tyre bujqësore.

Halili ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për fermerët e Zhegrës dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.

„Ky investim është në shërbim të fermerëve dhe nevojave të tyre. Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qasjen në tokat bujqësore, ndërsa hapja e kanalit do të ndihmojë në trajtimin dhe largimin e ujërave atmosferike“, thuhet në njoftimin e kryetarit të Këshillit të Fshatit Zhegër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.