DYLON

Nisin punimet për rivitalizimin e ndërtesës së komunës

Nisin punimet për rivitalizimin e ndërtesës së komunës
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimini i ndërtesës së komunës së Vitisë, respektivisht objektit të partive politike dhe zyrave të tatimit në pronë. Njëkohësisht, do të punohet edhe në renovimin e sallës së Kuvendit komunal.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti është shprehur se me këtë projekt synohet që të ofrohen kushte sa më të mira për zyrtarët komunal, e posaçërisht që do të shërbej për ofrim më të mirë për qytetarët.

“Objektet në fjalë, kaherë kanë pasur nevojë për një rivitalizim, andaj e kemi future në agjendë të investimeve që këto objekte, si ndërtesa e komunës, po ashtu edhe e Kuvendit komunal në Shtëpinë e Kulturës, të shndërrohen në objekte me standarde që kërkohen”, ka thënë Haliti, duke përmendur se për shkak të disa procedurave është vonuar edhe vendosja e stafit komunal në ndërtesën e re, por që kjo do të ndodh shumë shpejt.

EkoHigjiena

Projekti i Rivitalizimit të ndërtesës së komunës, financohet nga buxheti komunal, kurse punë kryes do të jetë NPT “Euro Commerce” & “PRO&Group”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.