DYLON

Nisin punimet për ndërtimin e Zonës Ekonomike me statusin “Park Industrial”

Nisin punimet për ndërtimin e Zonës Ekonomike me statusin “Park Industrial”
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Budrikë të Epërme të Vitisë nisin punimet për ndërtimin e Zonës Ekonomike me statusin „Park Industrial”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë kanë përuruar sot fillimin e punimeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike, me statusin “Park Industrial”.

Ky projekt parasheh rregullimin e një sipërfaqe prej 15. 5 hektarë në fshatin Budrikë e Epërme, konkretisht për gjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan. Kurse aty parashihet të hapen edhe veprimtari të ndryshme ekonomike dhe me këtë projekt parashihet edhe ulja e papunësisë në këtë komunë.

EkoHigjiena

Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Vitisë, në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve ndër tjerash potencoi se kjo është faza e parë e investimit nga MTI dhe shtoj se shumë investitorë vendor dhe të huaj janë të interesuar të hapin bizneset e tyre në këtë zonë.

“Ky investim është më i prituri nga vitiasit, kjo zonë ekonomike do të i shërbej jo vetëm Vitisë por edhe tërë regjionit dhe shtatë komunave të Anamoravës pasi është pozicionuar në një pikë strategjike dhe zhvillimore”, u shpreh Haliti.

Kurse Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, ndër tjerash shtoj se niveli qendror do të përkrah bizneset në fuqizimin e tyre.

“Kjo zonë është e rëndësishme për Vitinë, Anamoravën dhe është një zonë që mund ata shfrytëzojnë të gjitha bizneset. Kjo qeveri do të përkrah bizneset në fuqizimin e tyre, sektorin e prodhimit, është vendim që kemi marrë për heqjen e të gjitha barrierave të linjave të prodhimit dhe do të fuqizojmë të gjitha zonat ekonomike në vend”, tha Ministri Hasani.

Përndryshe me projektin e zonës Ekonomike, me statusin “Park Industrial” parashihet rregullimi i një sipërfaqe prej 15. 5 hektarë në fshatin Budrikë e Epërme, konkretisht për gjatë rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan.

Kurse aty parashihet të hapen edhe veprimtari të ndryshme ekonomike dhe me këtë projekt parashihet edhe ulja e papunësisë në këtë komunë. Më pas Ministri Hasani dhe përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, ka vizituar edhe fabrikën për prodhimin e styroporit “ Daka Therm” në Pozheran, Fabrikën “Elektro Stubëlla” në Stubëll si dhe Fabrikën “Eurofisi” në Radivojcë të Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.