DYLON

Nisin punimet për ndërtimin e fushës sportive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në oborrin e shkolls fillore në fshatin Budrikë të Vitisë, në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg sot kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive.

Ky projekt është mirëpritur nga personeli arsimor i kësaj shkolle por edhe nga banorët të cilët thanë se me ndërtimin e kësaj fushe nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ana do të kenë një vend për të ushtruar veprimtarit sportive dhe të rekreacionit.

EkoHigjiena

Fillimin e punimeve në ndërtimin e kësaj fushe Sportive i ka vizituar, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, përfaqësues të Fondacionit-Kosovë Luksemburg si dhe zv. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili qëndroi sot për vizitë në Viti. Kryetari Haliti, ndër tjerash sa se ky projekt po realizohet në kuadër të një bashkëpunimi shumë të mirë të Komunës me Fondacionin-Kosovë Luksemburg, duke shtuar se me këtë fondacion janë realizuar dhe po realizohen disa projekte që janë në interes të qytetarëve vitias. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.