DYLON
Kryqëzimi në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Nisin punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në njërin ndër kryqëzimet që krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë

Nisin punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në njërin ndër kryqëzimet që krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë
Avatar photo Redaksia

Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrethit në kryqëzimin e rrugës transit në dalje të Gjilanit për Prishtinë, e cila krijonte vështirësi në lëvizjen e lirë të mjeteve.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe një zotim po kthehet në projekt konkret.

Ai tregoi se kryqëzimi në magjistralen Gjilan-Prishtinë nuk do të jetë më pikë bllokimi.

“Pas përfundimit të procedurave administrative dhe lidhjes së kontratës, kemi nisur me intervenimet e para në terren”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se rrethrrotullimi i ri do të zgjidhë problemin e kolonave të përditshme, duke lehtësuar qarkullimin për të gjithë udhëtarët.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ky kryqëzim ka shkaktuar kolona të gjata të mjeteve dhe tashmë po i vije fundit dhe do të zgjidhet problemi.

“Problemet janë evituar, kontrata është nënshkruar dhe kemi nisur punimet dhe së shpejti do të kemi rrethrrotullimin”, tha drejtori Ibrahimi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.