/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Komogllavë-Tërstenik, që shtrihet në komunën e Ferizajit dhe Vitisë dhe vlerësohet se ka një gjatësi prej 13 kilometrash.
Sipas lajmit të publikuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Ferizajit, vlera e këtij projekti të rëndësishëm është 1,089,590.61 euro. Sipas këtij burimi vetëm 6.5 kilometra gjenden në territorin e komunës së Ferizajit kurse pjesa tjetër është në Komunën e Vitisë.
Përndryshe në inaugurimin e këtij projekti pos Kryetarit Haliti ishte edhe homologu i tij nga Ferizaji Muharrem Svarqa, Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, zëvendësministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe banorë të këtyre fshatrave. Projekti në fjalë është mirëpritur nga banorët e të dyja komunave. /2L ONLINE/