DYLON

Nisin provimet pranuese në Universitetin “Kadri Zeka”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Që nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit të Universitetit “Kadri Zeka”, ka filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj. Provimi pranues gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantët e Fakulteteve tjera të Universitetit “Kadri Zeka”.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues, do të bëhet deri më 26 korrik 2016. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.

EkoHigjiena

Në vitin akademik 2016-2017, Universiteti “Kadri Zeka” do të pranojë 1504 studentë të rregullt

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.