DYLON

Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë

Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Vitisë, fushata e korrje-shirjeve.

Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari I komunës Sokol Haliti dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Arlinda Sahiti, kanë vizituar fermerët të cilët kishin filluar sot korrje-shirjen në sipërfaqet e mbjella me grurë në trekëndëshin Viti-Beguncë-Binçë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, ku janë të mbjella me grurë rreth 4.850 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë.

Ndërsa Fadile Demelezi kryetare e GLV-së “Vitia”, ka thënë se këtë vit pritet një cilësi e mirë e grurit në komunën tonë.

Ajo po ashtu tha se viteve të fundit, interesimi për punimin e tokës nga fermerët vitias, është i madh.

Nga ana tjetër fermerët kanë potencuar se për shkak të reshjeve të shumta dhe lagështirave që kanë qenë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar rendimentet janë më të pakta, por mbjellja e grurit është fitimprurëse. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.