DYLON
Kontrollet po realizohen nga ekipet profesionale mjekësore sipas një plani të përcaktuar

Nisin kontrollet sistematike për nxënësit në Gjilan

Nisin kontrollet sistematike për nxënësit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan kanë nisur kontrollet sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave parafillore dhe atyre të arsimit fillor (I, II), në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale të arsimit dhe shëndetësisë.

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), Mimoza Kadriu, bëri të ditur se procesi ka filluar në koordinim me institucionet përkatëse dhe ekipet mjekësore, me qëllim të monitorimit të gjendjes shëndetësore të fëmijëve dhe identifikimit të hershëm të problemeve të mundshme.

EkoHigjiena

“Këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së tyre shëndetësore dhe identifikimit të hershëm të çdo problematike të mundshme.  Përmes këtij procesi synojmë të kontribuojmë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të nxënësve, duke siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie më të mirë për ta”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, transmeton 2LONLINE.

Sipas autoriteteve komunale, kontrollet do të realizohen nga ekipet profesionale mjekësore në Gjilan, sipas një plani të përcaktuar, duke përfshirë nxënësit e klasave parafillore, të para dhe të dyta.

Nga ana e tij, Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan Jeton Rexhepi, theksoi se ky proces ka për qëllim ruajtjen dhe avancimin e mirëqenies shëndetësore të nxënësve, si dhe parandalimin e hershëm të çdo problematike të mundshme shëndetësore.

Ai gjithashtu bëri thirrje për angazhim të plotë nga drejtuesit dhe stafi i shkollave, si dhe për bashkëpunim nga prindërit dhe kujdestarët ligjor të fëmijëve, gjatë zhvillimit të kontrolleve.

Ndryshe, ky aktivitet konsiderohet si një hap i rëndësishëm në drejtim të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e fëmijëve dhe krijimit të kushteve për një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie më të mirë për ta.  /2LONLINE/