DYLON

Nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje

Nisin konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje.

Debati i parë u mbajt me banorët e Malishevës, derisa sonte vazhdon me banorët e Livoçit të Poshtëm.

EkoHigjiena

Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të përfshihen në vendimarrje për projektet lokale.

Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal.

“Buxhetimin me pjesëmarrje e nisëm në Malishevë me diskutime dhe propozime për projekte që kanë ndikim në jetën dhe mirëqenien e banorëve”, tha Arbenita Sopi Haziri.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, tregoi listën e propozimeve për projekte në këtë lokalitet.

Ajo tregoi propozim projektet:

1.Park në “lagjen e Çelikëve”.

2.Muri mbrojtës në lagjen “Rustollët”.

3.Terren sportiv dhe kënd i lodrave.

4.Rrethoja e shkollës.

5.Park në hapësirën në afërsi të shkollës.

“Malisheva merr pjesë dhe vendos me datë 18 qershor”, tha drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.