Nisin aktivitetet për shënimin e “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”
Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”, organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, mbahen një varg aktivitetesh më 15 prill.
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit i kushtohet “Epopesë së UÇK-së – Beteja e Zhegocit”.
Në orën 10:00 bëhen homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan
Në orën orën 12:00 bëhen homazhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe në Kishnapole.
Në orën 17:00 mbahet akademi për Epopenë e Zhegocit në Teatrin e Qytetit në Gjilan. /2LONLINE/
