DYLON

Nisin aktivitetet e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”

Nisin aktivitetet e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”
Avatar photo Redaksia

Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka “Fan S. Noli” nga Gjilani, shpallën të hapura veprimtaritë dymujore të edicionit të gjashtëmbëdhjetë të manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve në këtë akt solemn, drejtori i Bibliotekës së Gjilanit, Qazim Azizi, këtë manifestim e cilësoi si një nga më cilësorët dhe më të larmishmit në trevat shqiptare, duke mos e fshehur kënaqësinë që kjo Shtëpi e librit, e cila përafron lexuesin me shkrimtarin dhe veprën e tij, është dhe nikoqir i këtij Manifestimi.

EkoHigjiena

Më pas, drejtuesja e veprimtarisë hapëse të “Vjeshtës letrare…”, poetja Kaltrinë Berisha, magjistre e letërsisë, njohu të pranishmit me rrjedhën e këtyre veprimtarive letrare, që nga dita e sotme e deri më 20 dhjetor, ku mes tjerash do të shpalohet dhe portreti letrar i fituesit të vjemë të Çmimit letrar “Beqir Musliu”, shkrimtarit Jusuf Buxhovi, po edhe për mysafirin e kësaj “Vjeshte…”, që do të jetë shkrimtarja nga Tirana, Rita Petro, po dhe, me një serë veprimtariushë tjera përuruese dhe takime letrare me shkrimtarë të përzgjedhur nga hapësira gjithëshqiptare.

Siç ishte paralajmëruar, veprimtaria e parë e këtij edicioni iu përkushtua botimeve të reja në poezi, nga shkrimtarët e kësaj pjese të Kosovës e pjesë të tjera, të cilat e pane dritën, falë Shtëpisve botuese “Beqir Musliu” e “Rozafa”, editorët e të cilave kanë një lidhshmëri të ngushtë ngase janë po nga kjo komunë – Gjilani.

Në vazhdim, para të pranishmëve u paraqiten këto vepra të reja poetike:

Ramadan Mehmeti: 77 POEZI PËR QYTETIN TIM,

Sabit Rrustemi: SHPRUSH NËPËR DEJ

Muhamet Halili: KASAFORTA EROTIKE,

Sherafedin Kadriu: KUR VDESIN NGJYRAT

Hasan Muzli Selimi: SHTJELLA TË GURTA,

Din Mehmeti: PSHERËTIMA DJEGAGURË (përzgjedhje poezish, me parathënie të shkrimtarit dhe studiuesit, prof.. dr. Anton Nikë Berishës)

YLLËSI POETIKE, përzgjedhje poetike nga 20 nobelistë, përkthyer prej Anton Paplekës e me parathënie të prof. Anton Nikë Berishës,

Anton Nikë Berisha, PRUSHI I BUKURISË, botimi i pestë brenda dhjetë vitesh

si dhe, Anton Papleka, ALFABETI I DHIMBJES,

Për këta tituj dhe emra autorësh, folën shkrimtarët e kritikët e shquar, Prend Buzhala e Nexhat Rexha.

Poezi të zgjedhura, nga librat e paraqitur në hapje të këtij Manifestimi deklamuan, poetet Linditë Ramushi Dushku dhe Blinerë Hajdari.

E, në përmbyllje të kësaj veprimtarie hapëse, këto dy shtëpi botuese ia dhuruan Bibliotekës së qytetit nga dy ekzemplarë prej secilit titull, ndërsa mbi dyzet kkrijuesve e ardashѱsve, nga një ekzemplarë falas prej këtyre titujve të paraqitur. /2LONLINE/

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan /