DYLON

Nisi viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Nisi viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të miturit, duke shënuar fillimin e një tjetër etape të rëndësishme në procesin e tyre edukativ dhe rehabilitues.

Procesi mësimor këtë vit ka nisur në ambiente të rinovuara dhe të përgatitura me përkushtim nga vetë të miturit, përmes punës praktike dhe aftësimit profesional. Ky proces është realizuar nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për koordinimin e procesit mësimor, z. Bekim Miftari, dhe me mbështetjen e stafit të QEKL-së.

EkoHigjiena

Fillimin e vitit të ri shkollor e uroi edhe U.D. Drejtori i Qendrës, z. Fitim Bërbatovci, i cili u dëshiroi të miturve dhe stafit mësimdhënës një vit të suksesshëm dhe sa më shumë arritje.

Puna e përbashkët në përgatitjen e ambienteve mësimore dëshmon rëndësinë e edukimit, aftësimit profesional dhe punës praktike si shtylla të rëndësishme në procesin e risocializimit dhe përgatitjes së të miturve për një të ardhme më të mirë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.