Nishani në Bujanoc: Kjo është tokë kreshnike, të ruajmë identitetin kombëtartitulli.com

Nishani në Bujanoc: Kjo është tokë kreshnike, të ruajmë identitetin kombëtar

Mbi 1 mijë qytetarë pritën Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin i cili qëndroi për një vizitë në Bujanoc dhe Preshevë me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 Marsit.

Ai fillimisht zbriti në sheshin e Bujanocit dhe u ndalë të përshëndeste qytetarët që e pritën me duartrokitje të njëpas njëshme duke vazhduar pastaj takimet në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Nishani takoi veçmas kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, Junuz Musliun e Fatmir Hasanin, përfaqësuesit tjerë të politikës shqiptare, përfaqësuesit serb lokal dhe kryetarin e trupit koordinues në Qeverinë e Serbisë për komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq.

“Neve konsiderojmë komunitetin shqiptar në Luginë të Preshevës dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur çështjet e identitetit të tyre kombëtar, gjuhën, kulturën dhe zakonet e tyre si një simbol i jashtëzakonshëm për të gjithë kombin shqiptar”, deklaroi Nishani.

Presidenti shqiptar, Nishani bëri të ditur se në këto takime ka theksuar rëndësinë e promovimit të bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit mes shtetit serb dhe atij shqiptar në këtë rajon dhe se kjo është tokë kreshnike.

“Republika e Shqipërisë mbetet e interesuar dhe e angazhuar për të ndjekur me shumë vëmendje realizimin e të gjitha të drejtave që i takojnë pakicës shqiptare në Serbi, të gjithë shqiptarë në Luginën e Preshevës, atyre në Komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Të drejtat për arsimim në gjuhën e tyre, të drejtat për respektimin e simboleve kombëtare, të drejtat për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të infrastrukturës, të cilat tashmë janë edhe çështje të diskutimit të programit mes dy qeverive, të Serbisë dhe të Shqipërisë”, porositi Nishani…

Për më tepër: BURIMI: Titulli.com

KOMENTE