• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Niset një Kontingjent i FSK-së për të marrë pjesë në operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë
Nacionale

Niset një Kontingjent i FSK-së për të marrë pjesë në operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë

by Redaksia 2LONLINE 7 Dhjetor, 2017 4 min read
 Niset një Kontingjent i FSK-së për të marrë pjesë në operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë

Me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, një kontingjent i FSK-së, në përbërje prej 37 pjesëtarëve, me 19 automjete dhe 1 autokran Terex, u nis sot për të marrë pjesë në operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë.

Në përcjellje të kontingjentit të FSK-së, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Mbështetje Operacionela(BMO), kolonel Avdi Rraci si dhe oficerë të lartë të MFSK/FSK-së.

Në pikën kufitare në Vërmicë gjeneral Rama u prit nga zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Dedë Prenga si dhe ambasadori Shqiptarë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në përcjellje të kontingjentit të FSK-së, tha: Ne gjithmonë duke u bazuar në kapacitet tona edhe Presidenti edhe Kryeministri kanë afruar këto kapacitete dhe ne si forcë kemi marr urdhrin operacional dhe jemi këtu sot. FSK-ja gjithmonë ka dëshmuar që është Forcë për të gjithë jo vetëm për qytetarët e vet, por edhe për qytetarët dhe popujt tjerë duke u bazuar në nevojat që i kanë. Bazuar në ligjet tona për dislokim për aktivitete humanitare janë marrë të gjitha masat dhe ne me atë mundësi dhe kapacitete që i kemi t’i dalim në ndihmë autoriteteve shqiptare në këtë rast edhe ushtrisë shqiptare që sado pak t’i synojmë ato dame që kanë shkaktuar përmbytjet në Shqipëri.

Ndërsa, gjenerali shqiptar Dedja ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Kosovës e në veçanti Forcën e Sigurisë së Kosovës për shpejtësinë e reagimit si dhe gatishmërinë për mbështetjen e popullit të Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përballimin e situatës dhe sanimin e pasojave nga vërshimet e ditëve të fundit.

Para se të përshëndetej me kontingjentin e FSK-së, Komandanti, gjeneral Rama i dorëzoj urdhrin komandantit të Kontingjentit të FSK-së, duke i dëshiruar suksese në operacion gjatë kohës së qëndrimit dhe veprimit në Republikën e Shqipërisë, aty ku e kërkon nevoja për sa kohë do të jenë nën urdhrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si drejtues të operacionit.

Dislokimi u zhvillua duke u bazuar në Ligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit në operacione humanitare, dhe rregullores për procesin e dërgimit të FSK-së, në operacione jashtë vendit, në përputhje me vendimin e ministrit për dërgimin në operacione jashtë vendit dhe direktiva e Komandantit të FSK-së, për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, në operacione jashtë vendit.

Kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përbëhet nga njësi të Batalionit të Xhenios i pajisur me mjete teknike për ndërtimin e urave lëvizëse, do të jetë në mbështetje të ushtrisë shqiptare dhe popullatës në Shqipëri, për t’i ndihmuar autoritet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas vërshimeve në shumë vendbanime të Shqipërisë.
Pas reshjeve të vazhdueshme të shirave të rrëmbyeshme të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, ka kërkuar ndihmë humanitare nga Ministria e FSK-së, që me trupat e saj të ndihmojë autoritet shqiptare në përballimin e gjendjes së rëndë të krijuar.

Tags: FSK Kontingjent i FSK-së kryesore operacione humanitare Republikën e Shqipërisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022

Ekipi i instruktorëve Italian trajnon pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për “Alpinizëm Ushtarak”

17 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com