Nisën punimet për asfaltimin e rrugëve në Sadovinë të Çerkezëve
/2L ONLINE/ – Kanë filluar punimet për asfaltimin e dy rrugëve në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, projekt ky që realizohet në kuadër të projektit të përbashkët të rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë gjatë vitit 2016. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se ndërtimi i rrugëve ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, respektivisht qarkullimin dhe qasjen sa më të lehtë në rrugët kryesore.
Ai ka thënë se në Sadovinë do të ketë edhe projekte të tjera që do të realizohen në të ardhmen që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarit. Punimet që kanë nisur sot për ndërtimin e këtyre rrugëve janë rruga e shkollës së fshatit , si dhe ajo e lagjes së Turjanëve dhe Rukovci në gjatësi prej 1 mijë metrash. /2L ONLINE/
