DYLON

Nisë votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje

Avatar photo Redaksia

Ka nisur sot votimi për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kandidat për kryetar të kësaj Lëvizjeje është Visar ymeri. Në këto dy ditë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë sipas parimit një anëtar një votë në mbi 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës, si dhe në 6 shtete të Evropës.

Kryetari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka qenë ndër anëtarët e parë që ka votuar me ktë rast ai ka thënë se Vetëvendosje është jo vetëm lëvizja politikisht më aktive në Kosovë, jo vetëm subjekti konceptualisht më i thellë në Kosovë, por njëkohësisht është organizata përmbajtësisht më demokratike në Kosovë.

EkoHigjiena

“Sot dhe nesër, pra me 21 dhe 22 shkurt të vitit 2015 po mbajmë zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike brenda Lëvizjes Vetëvendosje, për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se me procesin tonë demokratik, ne me shembullin tonë tregojmë se si duhet të ndërtohet demokracia edhe në mbarë Republikën e Kosovës. Me këtë rast, në më shumë se 200 vendvotime anë e mbanë Kosovës po organizohen zgjedhjet për Kryetar të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe më pas do e kemi edhe kryesinë e re në mbledhjen e ardhshme të organit më të lartë të lëvizjes sonë, i cili është Këshilli i Përgjithshëm”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, sot do të votohet në Artanë, Besianë, Dardanë, Drenas, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Lipjan, Prishtinë, Shtërpcë, Skënderaj dhe Viti.

Kurse, nesër në Deçan, Gjakovë, Istog, Junik, Kastriot, Klinë, Malishevë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec, Sharr, Shtime, Therandë dhe Vushtrri.

Votimi do të mbahet gjithashtu në datat 21 dhe 22 shkurt në gjashtë Qendra të mërgatës: Angli, Austri, Belgjikë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër.