DYLON

Nis zyrtarisht projekti për ndarjen e mbeturinave “Gjilani Riciklon”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka filluar sot zyrtarisht realizmin e projektit “Gjilani Riciklon”, i cili është mbajtur në shkollën fillore “Selami Hallaqi”.

Fillimisht “Klubi i Gjelbërt” i nxënësve të kësaj shkolleje kanë demonstruar ndarjen e mbeturinave sikurse edhe zëvendësimin e qeseve me qanta, të cilat nxënsësit i kanë punuar aty për aty me rroba të trupit.

EkoHigjiena

Hapjen zyrtare të këtij projekti e ka bërë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se me fillimin e projektit, Gjilani hynë në qytetet e para që të jetë qyteti pastërt dhe i gjelbërt

“Programi i nisur në këtë shkollë për ndarjen e mbeturinave do të vazhdohet të implementohet në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, në mënyrë që institucionet dhe objektet ku mund të fillojnë ta aplikojnë programin, të jetë i pranueshëm dhe të jetë pjesë e kulturës sonë”, tha Haziri.

“Synim yni është që ta kthejmë jo vetëm ambientin dhe oborret shkollave dhe insgtitucioneve tona publike në ambiente të gjelbërta e të pastërta, por këtë kulturë ta bartim në lagjet tona e në qytet dhe Gjilani hynë në qytetet e para që të jetë qyteti pastërt dhe i gjelbërt”, shtoi ai.

Ai tha se Gjilani është shpallur nga GIZ-i gjerman qyteti me hapësirë të gjelbërt më të madhe në territorin e Kosovës, ndërkaq ka shtuar se do të vazhdohet me logjikën e ndërtimit, zgjerimin dhe kujdesin e hapësirave të gjerlbërta.

Nga ana e tij, Driton Vatovci përfaqësues i organizatës GIZ, tha se është kënaqësi të punohet me Komunën e Gjilanit, duke përgëzuar për nisjen e këtij projekti, i cili shërben për brezat e rinj se si të ndahen dhe riciklohen mbeturinat për një mjedis më të pastër.

Përveç Komunës së Gjilanit dhe GIZ-it, në implementim të këtij projekti është e përfshirë edhe “Ecohigjiena”, OJQ “Green Art Center” si dhe kompania private “Riciklimi”./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.