DYLON

Nis vendosja e tabelave të rrugëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në rrugët e të gjitha vendbanimeve të komunës së Vitisë, kanë filluar të vendosen tabelat me emërtime. Kjo po bëhet në kuadër të implementimit të unifikimit të sistemit të adresave, i cili parasheh vendosjen e këtyre tabelave dhe zyrtarisht është vendosur në prani të udhëheqjes komunale sot në parkun e qytetit tabela me emrin e rrugës kryesore Adem Jashari.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm pasi që ka qenë shumë i nevojshëm ngase na kanë munguar orientimet.

EkoHigjiena

“Është në shërbim të qytetarëve, identifikim, është shërbim më i lehtë, apo edhe mund ta quajmë decentralizim shërbimi sepse gjitha instancat mund të orientohen m,ë lehtë kur kemi emërtimet e rrugëve. Si komunë jemi të nderuar që jemi përfitues të këtij projekti dhe përgëzoj dikasteret dhe drejtorin e Urbanizmit që kanë bërë hapat e duhur dhe kanë plotësuar standardet”, ka thënë kryetari Haliti.

Në vendosjen zyrtare të tabelave të rrugëve, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Agjencionit Katastral të Kosovës. Vendosja e tabelave që ka filluar sot, do të vazhdoj në ditët në vazhdim edhe nëpër gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.