DYLON

Nis Superliga në basketboll, KB Rahoveci mposhtë Prishtinën

Nis Superliga në basketboll, KB Rahoveci mposhtë Prishtinën
Avatar photo Elife Sherifi

Palestra sportive “Mizahir Isma” ka qenë arena e derbit të parë të sezonit 2019/2020 në Superligën e Kosovës në basketboll. Rahoveci ishte nikoqir i Prishtinës, ku ‘vreshtarët’ dolën triumfues përballë kampionit në fuqi duke iu gëzuar fitores para tifozëve të vet (74-61).

Tri pikë më shumë i shënuan vendasit në çerekun e parë (19:16) dhe katër më shumë (18:14) në të dytin, për të shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi.

Loja më e mirë e nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksionin e tretë (17:12) dhe të katërt (20:19), ashtu që iu gëzuan fitores së parë sezonale.

EkoHigjiena

Në këtë mënyrë, si skuadër fituese, Rahoveci arkëton dy pikë, ndërsa Prishtina vetëm një si humbëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.