Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në volejboll. Garën e vazhdojnë vetëm gjashtë skuadrat e para në tabelë pas stinorit vjeshtor, ka njoftuar FVK-ja.
Në Superligën A të volejbollistëve të dielën luhen tri ndeshje të xhiros së parë. Lideri Ferizaj e pret Dritën e Gjilanit në palestrën “Bill Clinton” nga ora 15:00.
Në të njëjtën palestër prej orës 20:00 takohen Luboteni e Peja.
Luboteni është i dyti në tabelë me 21 pikë, tri më pak se Ferizaj. Ndeshja Prishtina Volley – Theranda luhet nga ora 15:00.Në Superligën A të volejbollisteve derbi zhvillohet në Ferizaj, të dielën nga ora 19:00, sipas FKV-së.
Takohen Kastrioti dhe Drita. Kastrioti është i treti, kurse Drita mbanë vendin e katërt.Lideri, Skënderaj, takohet me Ferizajn, të shtunën nga ora 13:00.
Ndërsa, nga ora 16:00 të shtunën është derbi prishtinas në mes të M Technologie dhe Prishtinës.