DYLON

Nis sherri mes qiftit bashkëshortor, reja sulmon edhe vjehrrën

Nis sherri mes qiftit bashkëshortor, reja sulmon edhe vjehrrën
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është regjistruar një rast “dhunë në familje”, me këtë rast është arrestuar e dyshuara e cila, pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër  kosovare.

DHUNË NË FAMILJE

EkoHigjiena

Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull  kosovar  e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër  kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/