DYLON

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur sot seminarin dyditor të FIFA-s për gjyqtarët e futbollit, i cili po mbahet në Prishtinë. Ky seminar shënon fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri garues 2026/27 dhe synon avancimin e njohurive teknike, fizike dhe profesionale të gjyqtarëve kosovarë.

Punimet e këtij seminari u hapën nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ligjërimet po udhëhiqen nga instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy dhe eksperti i përgatitjes fizike Simon Breivik.

EkoHigjiena

Programi përfshin temat më aktuale të ndarjes së drejtësisë, ndryshimet në rregullat e lojës për edicionin 2026/27, analizën e incidenteve, përdorimin e VAR-it, integritetin e zyrtarëve të ndeshjes, përgatitjen fizike, menaxhimin e lojës dhe analizën e situatave nga kampionati vendor.

Pjesë e rëndësishme e seminarit janë edhe testet fizike, të cilat zhvillohen sipas standardeve të FIFA-s, duke siguruar që gjyqtarët të jenë maksimalisht të përgatitur për sfidat e sezonit të ri.

“Përmes organizimit të seminareve të tilla, FFK vazhdon të investojë në zhvillimin profesional të gjyqtarëve, duke synuar rritjen e cilësisë së arbitrimit në garat vendore dhe përgatitjen e tyre për angazhime në arenën ndërkombëtare, thuhet në fund të njoftimit të FFK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.