DYLON

Nis rregullimi i rrugës për në fshatin Kurexhaj

Nis rregullimi i rrugës për në fshatin Kurexhaj
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për në fshatin Kurexhaj të Komunës së Gjilanit.

Për të parë ecurinë e punimeve të cila po zhvillohen atje, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë tjerë komunalë.

EkoHigjiena

I pari i  komunës, theksoi se se sot ishin në fshatin Kurexhaj, ku po vazhdojnë punimet në rrugën kryesore.

“Rreth 6 km rrugë po trajtohen, një kërkesë e kamotshëm e banorëve me prejardhje nga ky fshat”, tha kryetari Hyseni.

Nga ana tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ka nisur trajtimi i kësaj rruge që ishte kërkesë e kahershme e banorëve.

“Banorët e kësaj ane, falënderojnë Komunën e Gjilanit, që ka mbështetur kërkesën e kamotshme të tyre për rregullimin e kësaj rruge me rëndësi për atë lokalitet”, thuhet në njofitmin e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.