Kryeministrja e re daneze, Mette Frederiksen prezantoi sot anëtarët e qeverisës së saj, duke u zotuar se do të punojnë për gjithë Danimarkën.
“Është një ekip i zellshëm dhe shumë punëtor”, tha ajo pasi prezantoi kabinetin para mbretëreshës Margrethe në Pallatin “Amalienborg”.
Ajo theksoi se qeveria e saj do të respektojë marrëveshjen e arritur në fillim të javës me tre parti të tjera të qendrës së majtë që do i mundësojë maxhorancës së saj që të marrë mbështetjen e parlamentit.
Në moshën 41 vjeçare, Frederiksen është kryeministrja më e re e Danimarkës dhe gruaja e dytë që mban këtë post, duke ndjekur hapat e paraardhëses së saj si lidere e Partisë Socialdemokrate, Helle Thorning-Schmidt, që kishte qenë kryeministre në vitin 2011.