DYLON

Nis ndërtimi i Parkut të Aventurave te Lugu i Verdhë

Nis ndërtimi i Parkut të Aventurave te Lugu i Verdhë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, Drejtorin e Investimeve Kapitale, Blerim Morina si dhe Drejtoreshën e Administratës, Arlindë Sejdiu dhe zyrtarë të tjerë kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Parkut të Aventurave te Lugu i Verdhë.

Kryetari Rahimaj theksoi se ky projekt do të sjellë hapësira të reja për argëtim, sport dhe rekreacion, duke kontribuar në cilësinë e jetës për qytetarët dhe duke e bërë Kamenicën një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët.

EkoHigjiena

“Me fillimin e ndërtimit të Parkut të Aventurave, po shtojmë nga një arsye e re për t’u ndjerë krenar me qytetin tonë. Ky investim do t’i japë qytetarëve dhe vizitorëve hapësira të reja për argëtim, sport dhe rekreacion. Një tjetër dëshmi se puna jonë po e transformon Kamenicën në një vend ku jeta është më e bukur dhe më e pasur me mundësi” u shpreh ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.