DYLON

Nis “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Fillon “Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” me orët letrare të organizuara në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë dhe në shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë dhe me këtë aktivtet u shënua “Flaka e Janarit” .

“Flaka e Janarit” u shënua me një kumtesë nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave, kumtesë që ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë.

EkoHigjiena

Më pas u mbajtë orë letrare dedikuese nga poetët e pranishëm Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Alixhemal Salihu, Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi , Marigona Fejzullahu, Herolinda Salihu.

Drejtori i Shkollë së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, Islam Isufi falënderoi poetët duke e çmuar lart punën e Shoqatës “Feniks” dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë.

“Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” në shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë u mirëprit nga nxënësit e ciklit të ulët ndërsa poetët zgjodhën poezi për fëmijë, por edhe fëmijët recituan poezi të mësuara gjatë procesit edukativo-arsimor.

Përfaqësuesit e dy shkollave kanë shtruar edhe koktej rasti për poetët pjesëmarrës në “Karvanin e Shkrimtarëve të Luginës” në të cilin morën pjesë edhe tre mysafir nga Kosova: poeti Hajrush Redenica nga Gjilani, Lela Tahiri dhe Fata Uka nga Mitrovica.

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.