DYLON

Nis java e katërt në Superligë, ndeshje interesante në basketboll

Nis java e katërt në Superligë, ndeshje interesante në basketboll
Avatar photo Elife Sherifi

Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça-Rahoveci zhvillohet më vonë, për shkak se, ‘Vreshtarët’ do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që po zhvillohet ne keto momente e qe ka filluar nga ora 19:00.

Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, derisa Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.