DYLON

Nis incizimi i trasesë së rrugës Gjilan –Prishtinë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me ekspertët e saj ka nisur sot incizimin – rilevimin e trasesë në rrugën Gjilan – Prishtinë, për ti hapur rrugë përgatitjes së projektit për rregullimin e hyrjes nga Prishtina dhe eventualisht eliminimin e uzurpimeve të mundshme.

Në vend të ngjarjes së bashku me ekipin e tij ishte edhe drejtori i kësaj drejtorie, Sadudin Berisha, i cili tha se kjo që po nis sot është në kuadër të dinamikës së programuar në planin e drejtorisë.

EkoHigjiena

“E kemi nisur incizimin – rilevimin e trasesë në rrugën Gjilan –Prishtinë që ka të bëjë me përgatitjen dhe eventualisht eliminimin e uzurpimeve në vendin e ngjarjes dhe rikthimin eventual në gjendjen e mëparshme të realizimit të njërit nga projektet e para për rregullimin e rrugës me katër korsi Gjilan – Prishtinë. Më pas do të vazhdojmë edhe me rilevimin e rrugës Gjilan – Bujanoc, Gjilan – Ferizaj dhe Gjilan – Preshevë”, ka thënë drejtori Berisha.

Ndryshe, ekipet e ekspertëve të kësaj drejtorie janë duke e incizuar gjendjen faktike të kësaj rruge. Ndërsa është e rëndësishme se kjo punë që bëhet lidhur me rilevimin e kësaj trase, nuk ka asnjë kosto buxhetore për Komunën dhe kjo bëhet në kuadër të planifikimit të punës së drejtorisë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.