DYLON

Nis implementimi i projektit “Siguria e Fëmijëve në Rrugë”

Nis implementimi i projektit “Siguria e Fëmijëve në Rrugë”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet e Policisë në komunitet, stacionin policor në Gjilan, në bashkëpunim me njësinë e trafikut rajonal në kuadër të Strategjisë “Policia në Komunitet” kanë nisur implementimin e projektit “Siguria e Fëmijëve në Rrugë”, fillimisht është filluar me shkollën fillore ”Thimi Mitko”, këtu në Gjilan.

“Me prezantimin e ligjëratave do të vazhdohet në të gjitha shkollat fillore, respektivisht në klasat e para për t’i njoftuar fëmijët rreth rregullave të trafikut si: kalimi i rrugës në vendet e sigurta, shenjat e trafikut dhe semaforët, ecja në mënyre të sigurt gjatë ardhjes në shkollë dhe anasjelltas, qëndrimi i duhur në automjet etj”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Nxënësit fillimisht do të njoftohen në klasat e tyre në mësim teorik, e pastaj ata do të praktikojnë këtë duke dalë në rrugë me përcjelljen e zyrtareve policore për tu njoftuar më mirë se si të sillen gjatë kalimit të rrugës.

EkoHigjiena

Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e kane mirëpritur aktivitetin në realizim të PK- së.

“Policia e Kosovës me përkushtim punon dhe vepron për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë”, thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.