DYLON

Nis edicioni i 17-të i Manifestimi “Flakadani i Karadakut 2018”

Nis edicioni i 17-të i Manifestimi “Flakadani i Karadakut 2018”
Avatar photo Redaksia

Ka filluar edicioni i 17-të i Manifestimi tradicional gjithëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2018”,  me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për rëndësinë e këtij manifestimi.

“Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë. Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet në vitin e 17 të veprimtarisë, do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, të nderojmë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë e Kosovës”, u shpreh ndër tjerash Haliti.

Kurse Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, bëri me dije aktivitetet të cilët do të shumta kulturore e sportive të cilët do të zhvillohen për gjashtë ditë rresht.

EkoHigjiena

Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti ndër tjerash tha se në këtë manifestim bëhen bashkë njerëz e të gjitha profilet dhe nga të gjitha trojet shqiptare duke e cilësuar se ky manifestim i kushtohet njërit nga ushtarët më besnik të trojeve shqiptare.

Ai bëri me dije se OVL e UÇK-së ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të bëhet dekorimi i Nijazi Azemit-Komandant Mjekrës.

Kurse ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Shefket Musliu  i dorëzoi kryetarit Haliti një mirënjohje.

Në kuadër të këtij manifestimi mbrëmë në Mogillë, konkretisht në fshatin e lindjes së Nijazi Azemit- Komandant Mjekrës është hapur ekspozita që lidhët me figurën dhe veprën e këtij dëshmori.

Përndryshe ky manifestim po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, përkujdesjen e Kryetarit Haliti si dhe nën mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.