DYLON

Nis asfaltimi në rrugën e Veternikut

Nis asfaltimi në rrugën e Veternikut
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, nën shoqërimin e këshilltarit Fatos Mani, si dhe inspektoriatit të MI-së, kanë inspektuar sot punimet në rrugën e Veternikut, me ç’rast kanë njoftuar për gjendjen aktuale të punimeve në këtë rrugë.

Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, për mbarëvajtjen e ecurisë së punës në këtë segment rrugor, zëvendësminstri Kadriu ka bërë të ditur se problemet e mëhershme, të cilat e kanë lënë peng këtë projekt deri më tani, siç ka qenë shembja e murit dhe probleme të tjera të natyrës së shpronësimit, tanimë janë tejkaluar dhe ka filluar asfaltimi i shtresës së parë të bito-zhavorit.

Njëkohësisht, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar që ky segment rrugor të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur.​

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.