DYLON

Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II

Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II
Avatar photo Redaksia

Kanë nisur punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në ndërtimin në lagjen Fidanishte II.

“Pos rrugës do të rregullohet edhe trotuari, kanalizimi fekal dhe atmosferik, ujësjellësi, ndriçimi publik dhe sinjalizimi horizontal e vertikal”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër punët të cilat po zhvillohen në lagjen Fidanishte II.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se ka nisur asfaltimi i rrugëve në lagjen Fidanishte II.

“Lagjja Fidanishte, si një nga lagjet e reja të qytetit, po merr trajtimin që meriton. Po finalizojmë infrastrukturën rrugore me një gjatësi prej 428 metrash dhe gjerësi prej 6 metrash, me vlerë totale prej 291,724.36 euro”, tha Alban Hyseni.

Hyseni theksoi se projekti përfshin edhe punët tjera përcjellëse si kanalizimi fekal dhe atmosferik, ujësjellësi, ndriçimi publik dhe sinjalizimi horizontal e vertikal, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për banorët e kësaj lagjeje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.