/2L ONLINE/ – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Ballancë të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë filluar në asfaltimin e rrugës “ Maliqi”. Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët lokal të cilët falënderuan komunën e Vitisë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor i cili do të ndikoj në qarkullimin e lirë dhe të sigurte të banorëve. /2L ONLINE/