DYLON

Nis asfaltimi i rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët

Nis asfaltimi i rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët
Avatar photo Redaksia

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës hyrëse dhe dalëse me katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët, e cila ka gjatësi prej mbi 3 kilometrash dhe gjerësi prej 20 metrave.

Gjatë vizitës në terren, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i lumtur që po realizohet një projekt kapital.

“Jam shumë i lumtur që sot filluam këtë projekt kaq të rëndësishëm në vlerë prej 2 milionë eurove. Zgjerimi i rrugës do të shkoj deri në qendër të qytetit, tek semaforët, e që realisht e integron në zonën urbane Livoçin e Ulët. Rruga po bëhet sipas standardeve, me zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ish-ministrin Zharku dhe ish- qeverinë e Isa Mustafa për përkushtimin në realizimin e këtij projekti dhe qeverinë aktuale për kontinuitetin”, tha kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Haziri ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj edhe ndërtimi i rrugës tjetër hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 3 kilometrave, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.