• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+

Nis asfaltimi i rrugës drejt pikës kufitare Bellanoc – Stançiç

Redaksia 2LONLINE 24 Tetor, 2013 2 min
 Nis asfaltimi i rrugës drejt pikës kufitare Bellanoc – Stançiç

Në komunën e Likovës sot nisin punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe asfaltimin e rrugës që çon drejt kufirit me Kosovën, gjegjësisht vendkalimin e ri kufitar Bellanoc – Stançiç midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Parlamenti i Maqedonisë dy ditë më parë ratifikoi Marrëveshjes midis dyja vendeve për hapjen e këtij vendkalimi kufitar që shtrihet në zonën e Karadakut, njoftoi INA.

Rregullimi i infrastrukturës rrugore sot fillon nga kompania që ka fituar tenderin dhe se pritet intensifikimi i punimeve për hapjen finale të kësaj pike kufitare që do të lidh banorët shqiptarë të të dyja vendeve dhe shkurtohet lidhja dhe lëvizja e lirë për banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës si dhe rajonit të Gjilanit nga ana e Kosovës.

Hapja e këtij vendkalimi ka qenë një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këtyre zonave, të cilët për të udhëtuar në fshatrat përreth brezit kufitar kanë bërë dhjetëra kilometra përmes vendkalimeve Bllacë apo Tabanoc përmes Preshevës.  

Sipas të dhënave paraprake nga drejtoria e rrugëve të Maqedonisë nga Kumanova deri në pikën kufitare Bellanoc – Stançiç ka 24 kilometra. Ceremonia e nisjes së punimeve do të fillojë në fshatin Sllupçan, ku do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë, deputetë dhe banorë lokal.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com