DYLON

Nipi i Nënë Terezes kërkon pronën familjare në qendër të Shkupit

Avatar photo Redaksia

Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare Nëna Tereze po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit.

Ai vite me radhë ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, ndërsa për këtë disponon me të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.

EkoHigjiena

Kjo pronë i është shitur kompanisë “Amadeus Development”, e cila do të ndërtojë një ndërtesë 16 katëshe me të ashtuquajturat shkallë spanjolle, dy karroca me kuaj në hyrje si dhe 25 skulptura në pjesën e jashtme. Me këtë ndërtim do të mbyllet pjesa e vetme e hapur në sheshin e Shkupit, ku janë të gjitha ndërtimet “Shkupi 2014.  Në këtë lokacion më parë ishte paralajmëruar ndërtimi i kishës “Shën Konstantini dhe Elena”

Kjo pronë e familjes së Nikollë Bojaxhiu, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes u shit nga Qeveria për 1,6 milion euro, ndërsa sot aty qëndron vetëm një pllakë mermeri ku shkruan se aty ka qenë shtëpia e vërtetë e familjes Bojaxhiu dhe humanistes shqiptare.

Gombar Alojz, një argjendar i njohur në Shkup sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili i ka dhënë shpresë për mundësinë e kthimit të pronës apo shqyrtimit të saj. Ai ka thënë se tapia për pronësinë e tokës dhe shtëpisë i është dhënë nga Minsitria e Jashtme e Shqipërisë në vitin 1947 dhe se aty shkruhet se nëna e Gonxhe Bojaxhiu dhe familja e saj i japin në pronësi shtëpinë, hanin dhe oborrin të kusheririt të tyre Anton Josifovski, gjyshi i Gombar Alojzit.

Ai sot theksoi se qysh në vitin 2005 kishte dorëzuar kërkesë në Kadastrën e Shkupit për të nxjerrë fletërpronësi për pasurinë e tij, mirëpo deri tani pas tetë viteve nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dashur të takohen dhe të komunikojnë rreth kësaj çështje. Alojz ka thënë se vite me radhë ka shëtitur nëpër institucione, por nuk ka qenë i mirëpritur dhe nuk i ka ndihmuar kush, transmeton INA.

“Unë dua pronën time dhe të gjyshërve të mi, këtë e kërkojnë edhe fëmijët e mi”, ka thënë Gombar Alojz. Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe ekspertë komunal kanë krahasuar tapitë e ofruara me Planin Detal Urbanistik të Shkupit duke konstatuar se pronësia nuk është kontestuese.  Zhernovski ka premtuar se në mbledhjen e ardhshme të këshillit komunal do të diskutohet mbi këtë çështje dhe zgjidhjen e saj. Shtëpia e Nënës Terezë nuk u ndërua në vendin e saj ku sot qëndron pllaka dhe që tashmë është shitur nga shteti dhe do të ndërtohet një projekt si pjesë e ndërtimeve të “Shkupit 2014”. Shtëpia e ashtuquajtur “Përkujtimore” e Nënë Terezes u ndërtua në një distancë më të largët  përballë Filharmonisë së Maqedonisë, ku ka nisur ndërtimi i kishës ortodokse. Atëkohë kjo çështje kishte nxitur debate dhe reagime të shoqatave joqeveritare shqiptare dhe të intelektualëve shqiptarë, që kishin ngritur zërin që shtëpia e “Nënës Tereze” të ndërtohet në vendin e saj ku ka qenë, pikërisht në qendër të Shkupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.