DYLON

Nikoliqi i Parteshit paguan 5.000 EURO gjobë me para të Buxhetit të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Parteshit Dragan Nikoliq ka nxjerr nga buxheti i komunës që drejton 5.000 EURO për të paguar gjobën që atij i kishte vënë Inspektorati i Punës. Telenews.al, ka zbuluar se Nikoliq në muajin shtator 2015 ishte dënuar për mos respektim të ligjit të Punës dhe Udhëzimit Administrativ, meqë e kishte shkarkuar nga pozita e asistentit administrativ Bozidar Periqin që mbante këtë pozitë që nga 2 prilli 2014.

“Është e qartë se vendimin mbi shakrkimin e asistentit administrativ e ka marrë kryetari i Parteshit Dragan Nikoliq, gjë që nuk është në kompetencë të tij ashtu siç është sqaruar më lartë, kështu që ka shkelur autorizimet e tij”, thuhet në vendimin e inspektorit të punës Tefik Krasniqi.

EkoHigjiena

Gjashtë ditë pas vendimit të inspektorit Krasniqi edhe kryetari Nikoliq kishte marrë një vendim.

Në vendimin e nënshkruar me 8 shtator 2015, kryetari i Parteshit lejon realizimin e pagesës së gjobës që e kishte sjellur Inspektorati i Punës.

“Për zbatimin e këtij vendimi përgjegjës është Departamenti për Buxhet dhe Financa dhe ky vendim hyn në fuqi datën e nënshkrimit nga ana e kryetarit të komunës së Parteshit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga i pari i Parteshit.

I kontaktuar nga Telenews.al inspektori Tefik Krasniqi e konfirmoi se ndaj kryetarit të Parteshit kishte shqiptuar një gjobë.

“Po ne e kemi shqiptuar një gjobë ndaj personit në fjalë, i njëjti e ka paguar gjobën dhe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e ankesës”, tha Krasnqi.

Për më tepër: telenews.al

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.